17 anëtarë dhe një kryetar/ Opozita bojkoton sërish Territorialen, ndryshimi i përbërjes së komisionit nesër në Kuvend, Mazniku: Të fitojmë kohën e humbur
Opozita ka braktisur sërish mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, çka bën që projekt vendimi për nsryhsimin e përbërjes së komisionit të kalojë nesër në Kuvend.
Mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit. Nga 16 anëtarë që ka qenë deri tani, me ndarje të barabartë 8 anëtarë për PD dhe 8 për PS.
Ndërkohë PS kërkon ndryshim të numrit të anëtarëve nga 16 në 17, ku një anëtar më shumë do ta kenë socialistët. Komisioni sipas kërkesës nuk do të drejtohet me bashkë kryetarë, por me kryetar nga Partia Socialiste dhe një nënkryetar që do t’i përkasë PD-së.
Bashkëkryetari Arbjan Mazniku në komision ka deklaruar se do t’i drejtohen nesër seancës për ndryshimet, në përpjekje për të “fituar kohën e humbur”.
“Kjo është mbledhja e 4 që opozita nuk vjen, kemi humbur kohë. Reforma territoriale duhet mbyllur deri në korrik të këtij viti. Nisur nga nxitimi dhe nevoja për të realizuar objektivat, kemi kërkuar krijimin e një mekanizmit zhbllokues duke shtuar një anëtar të PS në Komision. Kjo nuk do të thotë që opozita nuk do ketë fjalën e saj, 8 vendet e saj i ka të garantuara.
Nesër do t’i drejtohemi seancës për të ndryshuar përbërjen e komisionin për të fituar kohën e humbur”, u shpreh Arbjan Maziku në komision.
© BalkanWeb