Kriza tek Anderlecht, shkarkohet Besnik Hasi. Në vend të tij, trajner i përkohshëm 35-vjeçar
2 Shkurt 2026
13:26
Alfred Lleshi
Ndryshim i menjëhershëm tek Anderlecht, pas humbjes së rëndë 2-0 ndaj Standard Liège. Klubi belg ka shkarkuar trajnerin shqiptar Besnik Hasi. Ai u thirr nga drejtuesit të dielën në mbrëmje dhe, pas takimit, iu komunikua vendimi për largimin. Në pankinë, përkohësisht, emërohet Edward Still, 35 vjeç, vëllai i trajnerit të njohur Will Still (me dy vite diferencë mes tyre), i cili do të përgatisë menjëherë ndeshjen e radhës, të enjten në Kupën e Belgjikës kundër Antwerp.
Hasi kishte marrë drejtimin e Anderlecht pak para “pla yoff”-eve të sezonit të kaluar, por nuk arriti t’i jepte stabilitet skuadrës. Edhe pse u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës, rezultatet në kampionat ishin zhgënjyese: vetëm 5 pikë në 7 javët e fundit, çka solli tensione në dhomat e zhveshjes dhe te drejtuesit.
Barazimi me Dender kishte dhënë sinjal alarmi, ndërsa humbja e fundit e bëri vendimin të pashmangshëm. Klubi e falënderoi Hasin për përkushtimin, ndërsa tani synon një kthesë të shpejtë nën drejtimin e Edward Still.