Merkato e Bylis, afron portierin e kombëtares
Bylis ndërhyn në merkato. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar afrimin e Robert Ozols, portier i kombëtares së Letonisë.
“Portieri i Kombëtares së Letonisë, 30-vjeçari Robert Ozols, me eksperiencë në disa klube të njoura në shtetin e tij si: Riga, Daugava, Liepaja dhe Auda si dhe në Uzbekistan. Ozols pritet që të jetë një pikë e fortë në katërkëndorin e portës së skuadrës sonë”- shkruan klubi.
Debutimi i tij mund të vijë në ndeshjen ndaj Partizanit, takim ky i programuar me 6 shkurt.
© BalkanWeb