Al Nassr pas Mario Mitaj, Al Ittihad kthen përgjigjen për mbrojtësin kuqezi
Mund të ishte një nga befasitë e merkatos. Mario Mitaj, mbrojtësi i kombëtares pëlqehet nga Al Nassr. Sipas asaj që thotë gazetari sportiv në Arabi Abdulilah Al-Amri, Al Nassr ka kërkuar huazimin e Mitaj nga Al Ittihad. Gjithsesi, Al Ittihad nuk ka pranuar një propozim të tillë, duke refuzuar kështu menjëherë.
22-vjeçari Mitaj në fakt nuk po kalon një sezon të mirë, pasi nuk është preferuar shumë nga trajneri Conceicao, i cili e ka aktivizuar në vetëm 10 takime. Mbetet të shihet nëse lojtari do të ndërrojë mjedis, apo do të qëndrojë te kjo skuadër.
© BalkanWeb