Milan bën “djallin”/ Leao e nxjerr e nxjerr në vend të parë në Serinë A me golin e fitores
schedule12:45 – 30 Nëntor, 2025
Nuk ishte versioni më I mirë, dhe gjithmonë mbeten me zemër në dorë.
Mbi 73 000 tifozë në “San Siro”, shumica milanistë, vuajtën shumë ndonëse në fund u kënaqën me fitoren dhe kreun e Serisë A, që mund të jetë edhe I përkohshëm. Pas suksesit 1-0 ndaj Interit në derbi në të njëjtin stadium, erdhi fitorja gjithashtu minimale, 1-0, kundër Lacios.
Nuk ishte e lehtë, edhe pse kuqezinjtë bënë diçka më shumë, me 15 gjuajtje ndaj 9 dhe goditjet në portë 5-4. Lacio ishte disa herë e rrezikshme, por portieri Menja u tregua sërish super, ndërsa fatin e duelit e zgjidhi ai, nga I cili pritej më shumë.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao, një nga talentet më të vlerësuar të futbollit botëror, e dërgoi topin në rrjetë në pjesën e dytë, në 51’. Gjithsesi, shënohet me pikatore, dhe jo vetëm nga Milani, por nga e gjithë Seria A, me përjashtim të Interit.
Në fund, ndërsa u dhanë 5 minuta shtesë, ndodhi katrahura.
Pati pretendime nga Lacio për penallti, për prekje me dorë nga Pavlovic, arbitri e shqyrtoi rastin me ndihmën e VAR-it, por jo përpara sesa të përjashtonte teknikun kuqezi, Alegri, për protesta të skajshme.
Në fund, e tha publikisht se pati faull ndaj serbit përpara prekjes me dorë.
“Në majë, Milani, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – gol I Leaos, helm në fund, furi e Lacios! Kaos me VAR-in, përjashtohet Alegri dhe nuk ka penallti!”
Edhe “Il Korriere delo Sport” titullon për “majën Maks”, pra të trajnerit të Milanit, Alegri, dhe thekson se bardhekaltërve iu mohua penalltia!
Polemikat vazhduan edhe pas ndeshjes, në faqet e gazetave.
“La Gazeta delo Sport” duket sikur I jep të drejtë gjyqtarit për vendimin, me titullin “ja përse nuk mund të jepej penallti”.
I kundër opinioni I “Il Korriere delo Sportit”, që Kolu gaboi që nuk e dha 11-metërshin, që u cilësua “shenjtërisht e drejtë” për Lacion!
Milan kryeson Serinë A me 28 pikë, por pretendentët janë afër dhe janë shumë si Roma, Napoli, Interi, Bolonja, Komo e Juventusi.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!