Mesazh nga lungomarja:
“Mirëdita, si kalove? Uroj të jesh mirë.
Kemi gati 2 vite që kemi bërë kërkesa dhe letra, ashtu siç i kanë dashur këta të Bashkisë, me emra dhe firma të të gjithë banorëve të pallatit, ashtu si na i kanë kërkuar që kur ishte Ermal Dredha.
Kë nuk kemi takuar dhe kë nuk po takojmë… dhe vetëm na gënjejnë, na përcjellin sa për të na hequr qafe.
Nuk hapim dot derën e ballkonit, sepse po sëmuremi. Jemi me fëmijë të vegjël. Në ato kosha ka vetëm peshk dhe karkaleca që pastrojnë lokalet në Lungomare; të gjitha papastërtitë aty i hedhin.
Të blesh shtëpi 2000 euro metri katror dhe ta kesh kokën te koshat e plehrave – vetëm këtu te ne e kam parë.
Ju lutem, postojeni. Vetëm ju mund të na ndihmoni, se të gjithë janë mashtrues dhe lajkatarë.
E forta është se na thonë “do i heqim, do i heqim”, dhe nga 3 kosha i bëjnë 6.
Ju faleminderit.”
Sugjerim: Fol me Anjezën, 2000 evro metri, 6 metra që janë koshat….12.000 evro, llogari e bërë!

(Feed generated with FetchRSS)