Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad?
Karim Benzema është gati të nënshkruajë për Al Hilal. Sulmuesi dhe klubi arab kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Sipas asaj që shkruan Foot Mercato, Al Hilal, ka siguruar firmën e lojtarit, i cili vjen nga rivalët e Al Ittihad.
Sa i takon detajeve, Benzema pritet të nënshkruajë një kontratë 18 mujore.
Trajneri i kryeuesve të kampionatit arab, Simone Inzaghi tani mirëpret një armë të re për sulmin e skuadrës së tij, që përbëhet nga lojtarë si Darëin Núñez, Marcos Leonardo dhe ish-sulmuesin i Rennes, Kader Meïté. Benzema mbetet në Arabinë Saudite, pasi nuk po kërkonte një kthim në Evropë.
© BalkanWeb