Bëri histori në Grammy, Bad Bunny shpërthen në lot
Grammy Awards 2026 u shënua nga një moment historik për Bad Bunny, i cili fitoi çmimin Albumi i Vitit me Debí Tirar Más Fotos, duke u bërë artisti i parë që triumfon me një album tërësisht në spanjisht.
I emocionuar, çmimin ia dorëzoi Harry Styles, ndërsa Bad Bunny e hapi fjalimin me një dedikim për Puerto Rikon dhe emigrantët: “Ia kushtoj këtë çmim të gjithë atyre që u detyruan të largohen nga atdheu për ëndrrat e tyre.”
Fitorja u shndërrua edhe në një mesazh politik, kur ai kritikoi politikat e emigracionit dhe ICE, duke deklaruar:
“Ne jemi njerëz, jo kafshë. Dhe jemi amerikanë.”. Ky moment e konfirmoi Bad Bunny jo vetëm si fitues të madh të natës, por edhe si një zë të fuqishëm social në skenën globale.
© BalkanWeb