“S’mund të imponoheni dhe të vendosni ultimatume!”, Ina Zhupa: Pr.ligji për ‘Territorialen’ duhet të tërhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi nga Kuvendi se projektligji për reformën Territoriale duhet të tërhiqet, duke theksuar se kjo reformë nuk duhet t’i imponohet Partisë Demokratike dhe opozitës.
Sipas Zhupës, mazhoranca nuk mund të vendosë ultimatume në një proces që kërkon bashkëpunim dhe konsensus politik. Ajo nënvizoi se fakti që komisionet funksionojnë me bashkëkryesim tregon se vendimmarrja nuk duhet të jetë e njëanshme.
“Ju nuk mund të imponoheni dhe të vendosni ultimatume. Reforma territoriale nuk duhet të dështojë për shkak të mungesës së dialogut dhe respektit ndaj opozitës,” u shpreh Zhupa.
Deputetja shtoi se Partia Demokratike nuk mund të detyrohet të pranojë afate apo vendime të njëanshme, përfshirë përcaktimin e kohës së zhvillimit të zgjedhjeve, duke theksuar se ky proces duhet të ndërtohet mbi mirëkuptim dhe jo mbi presion politik.
© BalkanWeb