“I pyet për vezë, përgjigjen për bomba”, Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor. Nëse s’u pëlqen pyetja… (VIDEO)
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur me tone të ashpra referuar mungesës së transparencës dhe dhënies së informacionit nga ana e Tatimeve. Ai u shpreh se ka kaluar më shumë se 2 muaj nga një kërkesë për informacion, ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje.
“Kam kërkuar marrje informacioni. Ka institucione që nuk përgjigjen, ose i pyet për vezë e të përgjigjen për bomba. Që në 20 nëntor kam kërkuar informacion dhe nuk përgjigjen se nuk i pëlqen pyetja, punë e madhe që si pëlqen, të kthejnë përgjigje”, tha ai.
© BalkanWeb