Benzema transferohet tek Al Hilal, tërbohet Ronaldo, Mitaj qëndron tek Al Ittihad
Orët e fundit të merkatos në Arabinë Saudite ishin sa kaotike aq edhe të bujshme. Goditjen e madhe e vuri në jetë Al Hilal, me ekipin e Inzaghit që arriti të sigurojë shërbimet e Karim Benzema, me legjendën franceze që u largua nga Al-Ittihad, nuk pranoi të rinovonte kontratën duke u transferuar te kryesuesit e Arabisë Saudite.
Pikërisht kjo lëvizje nuk u prit mirë nga C.Ronaldo, me yllin portugez që zgjodhi bojkotin, nuk zbriti në fushë në ndeshjen e fundit në kampionat, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit të cilën nuk lëvizën thuajse fare në këtë merkato dimri. Për më tepër që dy klubet, Al Hilal dhe Al Nassr menaxhohen nga të njëjtit drejtues, PIF, Fondi për zhvillim në Arabinë Saudite.
Transferimi i Benzema-s tek Al Hilal mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titull në Arabinë Saudite pasi Al Hilal kryeson kampionatin me një pikë diferencë në raport me Al Nassr e Ronaldo. CR7 prej kohësh kërkonte nga ekipi i tij investime në mënyrë që të ishin konkurrues për trofe.
Nuk ndryshoi skuadër në këtë merkato dimri talenti kuqezi, Mario Mitaj. Në fakt, Al Nassr i C.Ronaldo-s kërkoi informacione për Mitajn, por në fund, Al Ittihad vendosi të mos e lëshojë në formë huazimi.
© BalkanWeb