Kërcënoi me armë gjahu bashkëshorten, pranga 49-vjeçarit në Fier. Sekuestrohet një sasi fishekësh në banesë
Një 49-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pasi kërcënoi me armë gjahu bashkëshorten.
Gjatë kontrollit në banesën e Ilir Boriçit blutë sekuestruan edhe një sasi fishekësh luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me armën e gjahut në pronësi të babait, bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit të banesës, 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb