“Dua të qëndroj por e ardhmja ime te Liverpool nuk është në duart e mia, të shohim çdo të ndodhë”
3 Shkurt 2026
11:12
Telesport
Mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai, në një deklaratë për mediat, ka thënë se e ardhmja e tij tek ekipi i Liverpool nuk është në duart e tij. Gjithsesi, bisedimet me “reds” për një kontratë të re ende vazhdojnë.
“Nuk ka ende asgjë të re për të qenë i sinqertë, palët janë ende duket folur për një zgjatje kontrate. Që tani e tutje nuk është në duart e mia. Funksionon kështu. Nuk ka përparim, por nëse vjen oferta e duhur, atëherë le të shohim”, tha Szoboszlai.
Lojtari 25-vjeçar është në sezonin e tij të tretë me Liverpool dhe në 127 ndeshje zyrtare ka realizuar 23 gola. Kontrata e tij me “reds” skadon në vitin 2028, por ai synon ta shtyjë atë deri në vitin 2030.
“Le të shohim çfarë ndodh, shpresojmë se të gjithë do të jenë të lumtur në fund. Sigurisht që dua të qëndroj. Më pëlqen qyteti, më pëlqen klubi, më pëlqen të luaj me këta djem”, shtoi më tej hungarezi.
Në fund, Szoboszlai komentoi: “E dua Anfield, atmosferën që ai krijon, i dua tifozët. Le të shohim se çfarë na pret e ardhmja, por e di se jo çdo gjë varet nga unë. Do të doja shumë të qëndroja, ndaj të shohim.”