VIDEO/ “Gjoka Konstruksion” i shembet edhe rruga e Dhërmiut, masivi i gurëve bllokon qarkullimin. Dëshmia nga terreni: Bënë shpërthim me dinamit
Sërish problematika sa i përket infrastrukturës rrugore në vend.
Pas problematikave të shumta në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas-Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në rrugën e Dhërmiut.
Kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.
Ndërkohë, dëshmi nga terreni bëjnë të ditur për BalkanWeb se kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shpërthime me dinamit.
© BalkanWeb