Asani në garë për këpucën e artë/ Ylli kuqezi harron kombëtaren në Ligën Pro të Iranit
schedule12:43 – 22 Nëntor, 2025
Jo më kot po e cilësojnë si “Shahun” e ri të futbollit të këtij vendi. Jasir Asani e përshëndeti sërish Iranin me golat e tij, duke haruar në një farë mënyrë atë që po kalon në kombëtaren shqiptare ku nuk po luan aspak si më parë.
Futbollisti kuqezi ishte njeriu që shënoi të dyja rrjetat në fitoren 2-1 me përmbysje që ekipi I tij, Esteglal, arriti në fushën e kundërshtarit Padiab Halhai.
Shqiptari nga Shkupi shënoi me penallti dhe pastaj me një goditje dënimi të devijuar, për të pasur një kënaqësi të vërtetë, ndërsa trajneri Silvinjo e ka aktivizuar vetëm në ndeshjet miqësore ndaj Gjibraltarit dhe Jordanisë, kurse në eliminatoret e Kupës së Botës ka qenë 7 herë radhazi gjatë gjithë kohës në stol, dhe vetëm 78 minuta në fushë në sfidën e parë ndaj Anglisë.
Duke u kthyer në meritat e tij në Iran, duhet thënë se Asani është më I miri lojtar I Esteglalit, duke e ndihmuar të jetë pretendenti kryesore për titull, me një pikë më pak se vendi I parë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Tridhjetvjeçari ka 5 gola në 8 ndeshje në kampionat, po aq sa dy lojtarë të tjerë, pra duke qenë pretendent i madh për Këpucën e Artë. Në total, në sezon, ai shkëlqen me 8 gola dhe dy asistë në 13 ndeshje./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
