“Është i shkatërruar”! Pas dështimit të transferimit te Milan, Jean-Philippe Mateta i ndodh e keqja më e madhe
3 Shkurt 2026
18:06
Telesport
Jean-Philippe Mateta ka qenë protagonisti kryesor i merkatos së janarit, edhe pse me fund aspak të lumtur. Për sulmuesin francez ka pasur interes të madh nga Juventus, Milan dhe Nottingham Forest, por në fund Mateta zgjidhi kuqezinjtë.
Milan ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro për francezin, gjë që u pranua nga Crystal Palace. Transferimi te Milan pritej të ishte një hap i madh në karrierë për Mateta dhe një mundësi më shumë për të qenë pjesë e Francës për Kupën e Botës 2026.
Fatkeqësisht për të, në testet shtesë të kërkuara nga stafi mjekësor i Milanit, pas një shqyrtimi të dosjes së tij mjekësore, ishin të paqëndrueshme dhe marrëveshja dështoi. “Sky Sports” zbulon Mateta është i shkatërruar pas dështimit të transferimit te Milan.
Në anën tjetër, Crystal Palace i bindur që Mateta do të transferohej te Milan, bëri dy goditje të bujshme në sulm: Brennan Johnson për 40 milionë euro nga Tottenham dhe Strand Larsen për 50 milionë euro nga Wolves, transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Por, e keqja për Mateta nuk mbaron këtu. Për shkak të problemit në gju, ai është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit, gjë që do të thotë që do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të lojës dhe humbet përfundimisht shanset për të qenë në Botëror.
Por, edhe në rast se shtyn operacionin, Mateta sërish ka shumë pak shanse të jetë sërish titullar te Crystal Palace, por do t’i ketë minutat me pikatore.