26 vite nga masakra e Mitrovicës/ Osmani: Krim i hapur kundër njerëzimit
schedule17:15 – 3 Shkurt, 2026
Këtë të martë shënohen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mirovicës, ku u vranë 10 shqiptarë, mees tyre fëmijë, gra e të moshuar.
Shumë të tjerë u plagosën, ndërsa rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhe u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë pas shtëpitë e tyre që digjeshin.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përkujtoi masakrën me një postim në rrjetet sociale. Ajo tha se bandat kriminale serbe vranë civilë të pafajshëm dhe e cilësoi një krim të hapur kundër njerëzimit.
Sipas dëshmitarëve, operacioni i vrasjeve kishte në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.
Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Këshilli i Mbrojtjes i Lirive dhe i Drejtave të Njeriut ka denoncuar se vrasjet janë kryer në prani të ushtarëve francezë të KFOR dhe të policisë ndërkombëtare, duke ngritur dyshime mbi mungesën e reagimit ndaj këtij akti brutal.