Jep dorëheqjen presidenti i Barcelonës, katalanasit përgatiten për zgjedhje
Joan Laporta do të japë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Barcelonës të hënën me 9 shkurt. Laporta, ka deklaruar diçka të tillë, për të bërë kështu të mundur kandidaturën e tij për rizgjedhje në votimin e planifikuar për 15 mars 2026.
Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo periudhë është e rëndësishme për të ardhmen e klubit, ndërsa mirëpriti kandidatura si Victor Font, Marc Ciria, Xavi Vilajoana dhe Joan Camprubi Montal.
Laporta foli edhe për të ardhmen. Nëse ai fiton zgjedhjet, gjëja e parë që do bëjë është rinovimi i trajnerit Flick. Ndërsa jemi në muajin shkurt, Barcelona mbetet një nga skuadrat më të forta në Evropë dhe është ende në garë për katër tituj.
© BalkanWeb