Nga buxheti e deri te dokumentet për Asamblenë e Përgjithshme, vendimet e rëndësishme që mori sot KE i FSHF
3 Shkurt 2026
19:47
Telesport
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e dytë për vitin 2026, e cila kishte në fokus përgatitjen dhe miratimin e dokumentacionit për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, që do të mbahet më 16 shkurt 2026.
Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi pasqyrat financiare për vitin 2025, si dhe buxhetin për periudhën 2026–2027, duke garantuar vijimësinë e planifikimit financiar dhe transparencën institucionale.
Po ashtu, u miratua raporti i aktivitetit të FSHF-së, ndërsa Komiteti Ekzekutiv vendosi edhe për emërimin e auditorëve të jashtëm dhe të brendshëm, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe kontrollit financiar.