Zvarritja e çështjes “Balluku”/ “Mazhoranca mbron anëtaren e familjes së saj”, Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese sot e paaftë, në rastin më të keq ‘nën thundrën’ e kryeministrit!
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Studio24” komentoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese për vendimin ndaj Belinda Ballukut.
Gjatë intervistës ajo tha se me qëndrimin fundit sheh një Gjykatë Kushtetuese të paftë në rastin më të mirë dhe “nën thundrën e kryeministrit’ në rastin më të keq.
“Sot kam parë një Gjykatë Kushtetuese në rastin më të mirë të paaftë dhe në rastin më të keq nën thundrën e kryeministrit të vendit. Bëhet fjalë për një grua që ka mbajtur poste me rëndësi të qeverisë shqiptare, si zëvendëskryeministre. Pra GjK duhet të përgjigjej se a ka vepruar në përputhje me Kushtetutën Gjykata e Posaçme e pezulloi? Është një përgjigje krejt e thjeshtë. Por Gjykata Kushtetuese nuk është më ajo që do duhet të vendosë balanca, por e shoh si një institucion jashtë sistemit të drejtësisë. Por po del në mbrojtje të një gruaje zyrtare shumë të lartë që është akuzuar për vepra shumë të rënda, dhe është në hetim edhe për vepra shumë të rënda. Mazhorancën e kuptoj që mbron një nga anëtarët e familjes së vet”, tha ajo, duke shtuar: “Ajo është duke firmosur urdhra dhe ekziston mundësia të shkatërrojë të dhëna….”
© BalkanWeb