“Kushtetuesja humbi shansin të ishte gardiane e Kushtetutës”, analisti: Shtyrja e vendimit për Ballukun, Papajorgji bllokoi informacionin
Analisti Lavdrim Lita, deklaroi mbrëmjen e sotme në “Studio 24” se shtyrja e vendimit të sotëm në Gjykatën Kushtetuese, bëri që ky organ kushtetues të humbë të drejtën për të qenë gardiane e Kushtetutës.
Lita tha se bllokimi i informacionit nga ana e kryetares së GJK, Fiona Papajorgji, e bën këtë institucion jo transparent në raport me publikun.
Lavdërim Lita: Ajo që duhet thënë është se kërkohet transparencë dhe kjo ka qenë garantuar nga kryetarja e mëparshme Holta Zaçe, në këtë rast nga zonja Papajorgji kemi një bllokim total të informacioneve, transparencës dhe llogaridhënies së GJK. Ka humbur një shans të mirë për të ruajtur reputacionin si gardiane e Kushtetutës. Mendoj se jep një shembull shumë të keq tek gjykatat e tjera të mëposhtme, ku GJK nuk jep një vendim në presion apo në në kërkesë të opinionit public cilado qoftë ajo, kjo transmeton pasiguri dhe tej trupat e tjera gjykuese më poshtë.
© BalkanWeb