Mbeti pa fazë përgatitore, Gattuso “grumbullon” në darka private lojtarët e kombëtares italiane
4 Shkurt 2026
8:28
Telesport
Në prag të ndeshjeve play off që do të luhen për të përcaktuar skuadrat e fundit që do të shkojnë në Kupën e Botës 2026, trajneri i kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, ka planifikuar një agjendë të ngjeshur me takime.
Italia do të luajë në gjysmëfinale, më 26 mars, ndaj Irlandës së Veriut. Duke parë se organizimi i një mini-kampi përgatitur në shkurt nuk do të realizohet, atëherë trajneri ka vendosur të aplikojë një plan tjetër.
Gattuso do të përpiqet ta mbajë grupin të bashkuar dhe të përqendruar në objektivat e tij përmes një serie takimesh. Në javët e ardhshme, ai do të sjellë lojtarët e kombëtares që luajnë me Inter, Milan dhe Juventus për darkë në Milano.
Gjithsej rreth dhjetë lojtarë. Është planifikuar gjithashtu një darkë në kryeqytet me lojtarët e Lazio dhe Roma e më pas një udhëtim në jug drejt Napoli. Këtu, Gattuso do të jetë në gjendje të vlerësojë ndjenjat dhe perspektivat e Di Lorenzos për rikthimin e tij.