VIDEO/ Asist i Mitaj në Arabinë Saudite, mbrojtësi kuqezi shfaqet protagonist
Mario Mitaj vijon të shkëlqejë në Arabi, teksa të shtunën u bë sërish protagonist për ekipin e tij Al Itihad. Në Kupë, ndaj Al Shabab, mbrojtësi kuqezi e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa trajneri Konseisao e aktivizoi në minutën 65-të.
Megjithatë në të 87-n minutë, Mitaj bëri një dalje përpara në sulm, ku harkoi në mënyrë perfekte duke I dhuruar Benzemas topin, të cilin francezi e dërgoi në rrjetë, duke vulosur suksesin 4-1 për Al Itihad.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb