“Projekti i garancisë rinore”/ Rama zbulon programin me Komisionin Europian: Aplikoni! 65 mln euro në dispozicion për trajnime dhe aftësime profesionale
Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.
“Dua tju flas për një projekt të madh të qeverisë së bashku me Komisionin Europian, “Projekti i garancisë rinore” që ka synim të identifikojë e aktivizojë të rinjtë që kanë potencial por që nuk janë aktivë në kërkimin e rrugës së nxjerrjes të më të mirës nga vetmja. Siguron mbështetje ekonomike, trajnime dhe aftësim profesional për të rinjtë. Mundësi konkrete punësimi, vazhdimin e arsimit dhe praktikave dhe të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit. Do t’ju këshilloja të njiheni me këtë projekt, edhe financiarisht i qënësishëm, 65 mln euro në mos gabohem”, tha ai.
© BalkanWeb