Milani me sytë nga Kostić për verën. Tentativat e janarit dështuan, Tare ngulmon për qershorin
4 Shkurt 2026
14:05
Alfred Lleshi
Milani ka provuar deri në fund të merkatos së janarit të transferonte Bogdan Kostić nga Partizani i Beogradit. Sulmuesi parashikohej fillimisht të bashkohej me “Milan Futuro”, por marrëveshja nuk u finalizua në këtë afat kalimtar. Në javët në vijim, Igli Tare mund të tentojë “ta bllokojë” lojtarin për merkaton e verës, me synimin që ta sigurojë paraprakisht transferimin për qershorin.
Sa i përket profilit teknik, Kostić është një anësor i majtë me këmbë të majtë natyrale, por që mund të luajë edhe në të djathtë. Nuk është i rëndë apo i ngathët, por i shpejtë, elastik dhe dinamik, veti që i japin shpërthim, shpejtësi dhe driblim në hapësira të ngushta.
Dallohet për ndryshim të shpejtë drejtimi, teknikë të rafinuar dhe aftësi për ta kaluar kundërshtarin. I pëlqen të futet nga e majta për të goditur me të majtën ose për të dhënë asist, me gjuajtje nga distanca dhe kreativitet. Është profil modern, por duhet të përmirësojë qëndrueshmërinë, vendimmarrjen dhe rezistencën fizike.