Debati i Ramës me magjistratët për pagat, juristi Gjermeni shpjegon përplasjen ligjore: Kërkesa logjike! GJK s’mund të korrigjojë vendimin e 2022-it
Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat në distancë me prokurorët dhe gjyqtarët për çështjen e rritjes së pagës të magjistratëve.
Juristi Artan Gjermeni, në programin e drekës në News24 komentoi debatin në fjalë ku janë përfshirë shoqata e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Në termin magjistrat, do të përfshihen si gjyqtarët dhe prokurorët, magjistrat. Ata janë të barabartë në përfitime të natyrës ekonomike dhe jo vetëm. Në 2016 u tha se magjistratët do të kenë një rritje page. Kur nisi reforma në drejtësi, vettingu, u mendua që gjyqtarët dhe prokurorët të kishin një dinjitet, duke nisur nga paga. Shteti reflektoi në atë kohë për pagat e gjyqtarëve, ku disa merrnin 30 mijë lekë të reja rrogë. Ky vendim u bë antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese në 2019-ën. E tha me diskrecionin ‘diskriminim’. Më vonë, KLSH bëri një kontroll rutinë në aktet administrative dhe u konstatuan faktet se pagat e gjyqtarëve jepen gabim, jo në formën e duhur, siç është përcaktuar në ligj. Ato vende pune sipas VKM-së nuk ekzistojnë. KLGJ e analizoi raportin e KLSH dhe shkoi në një definicion që referenca e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të jetë e barabartë me një drejtor i përgjithshëm në Kryeministri. Këtu nis historia. Në 2021-in, në zbatim të urdhrave të KLGJ-së dhe të KLSH, ligjvënësi nxori një ligj të ri, për referencat e pagave. Këto referenca, u analizuan dhe u konstatua se merrnin më pak se më parë. Në 2022, pagat e reja të gjyqtarëve, që bëri Kuvendi me ligj, i konstatoi më të ulëta. Gjykata Kushtetuese tha; nuk ia ulni dot pagën gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vetëm mund t’ia ngrini. Në referencat e pagave të 2023-it, nuk u reflektua ajo çka orientonte gjykata Kushtetuese, për punonjësit e Shërbimit Civil, si të një drejtori në Kryeministri.
Ndaj doli ky ligj që po zbatohej i tillë. Ky arsyetim i GJK nuk u reflektua. Në 2023, Kuvendi ndryshoi ligjin e 2016-ës, dhe bëri temë reference pagën e presidentit të Republikës, 36% të tij. Ai duhet të ketë një rrogë 430 mijë lekë të reja. Paga referuese e gjyqtarëve është 36% e pagës së presidentit.”, tha Gjermeni.
Duke u ndalur te fakti që SPAK nuk është pjesë e kësaj kërkese për rritjen e pagave.
“Në gjykimin tim SPAK nuk është jashtë kësaj kërkese. Kërkesa bëhet nga Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Gjyqtarët nuk janë alogjikë në kërkesat e tyre. Janë në logjikë. Nëse kanë të drejtë apo jo, është në kompetencë të gjyqtarëve të Kushtetueses. Nuk mundet që të korrigjohet vendimi i 2022-it. Se u dhanë disa diferenca pagash, ndaj i bie të kthejnë dhe më shumë. Në këtë definicion kërkesa e magjistratëve nuk është alogjike. ”, tha ai.
© BalkanWeb