Meta kërkon lirim nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit. Seanca e radhës…
Më datën 8 prill ora 11:00, shqyrtohet ankimimi i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest në burg”.
Sic raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala, shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK.
Në Kushtetuese, Meta, i cili qëndron në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”.
© BalkanWeb