“Mandatet i kanë të krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janë pasuruar duke vjedhur qytetarët! Ne pushtetin e marrim vetëm me votë!
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se forca më e madhe e opozitës është debati, takime me qytetarët dhe përcjelljen e së vërtetës. Gjatë takimit të mbajtur këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë.
Berisha theksoi se shteti është degraduar, duke shtuar që qëllimi i opozitës është rrëzimi i regjimit. Ndërsa akuzoi qeverinë si e kapur nga krimi.
“E shndërruan gjykatën në strofullën e fundit. Këtë e them se cila është shkalla ekstreme e degradimit të këtij shteti dhe sa i rrezikshëm është ky çdo ditë ndaj nesh. Por në rast se më grushtin e shtetit që ka bërë, meriton çdo përgjigje. Me shndërrimin në farsë të zgjedhjeve meriton çdo përgjigje sepse nuk ka legjitimitet. Mandatet i ka krim. Të gjithë shndërrohen në maska të lubisë, por në kafe nuk lënë gjë pa e sharë. Ne nuk jemi parti e dhunës, jemi të përcaktuar parti që nuk marrim kurrë pushtetin vetëm se me votë. Dhe unë ju garantoj që këtë herë do fitojmë dhe do bëjmë përgjegjës këto regjim që shkelmon shqiptarë. Lubi Balluku Edi Rama, dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke ju vjedhur do shkojnë atje ku e kanë vendin dhe pasuritë do ju kthehen ju. Ato janë miliarda. Ne do vendosim sistemin më transparencë për pronat tuaja, pronat publike. Por asgjë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e tij dhe ne do ta përmbysim. Kjo kërkon nga ne që në këtë censurë të jemi me debatet tona, pishtarë të vërtetës”, tha ai.
© BalkanWeb