DETAJE/ 17-vjeçari goditi me thikë një person pas sherrit në lokal. Dyshohet se dy vite më parë 34-vjeçari i vodhi banesën
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.
Autori është një 17 vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 37 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 37 vjeccari Benard Qelemi ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, dyshohet se i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17 vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© BalkanWeb