KUPA E FRANCËS: Endrick është një sensacion “francez”. Pesë gola në pesë ndeshje me Lyon
4 Shkurt 2026
23:36
Telesport
Endrick shpëtoi Paulo Fonseca-n dhe e çoi Lyon në çerekfinalet e Kupës së Francës. Kundër Lavalit modest, i parafundit në Ligue 2, OL iu deshen 80 minuta për të gjetur golin dhe ata e bënë këtë falë nënshkrimit brazilian nga Real Madrid. 19-vjeçari pati një ndikim vërtet të jashtëzakonshëm, duke shënuar golin e tij të pestë në po aq ndeshje. Lyon shënoi golin vendimtar 2-0 në minutën e 92-të me anë të 20-vjeçarit Afonso Moreira.
Nuk pati surpriza të mëdha në Kupën e Francës. U luajtën pesë ndeshje, me Lyon, Lorient, Nice, Toulouse dhe Lens që siguruan vendet e tyre në çerekfinale, duke iu bashkuar Marseille dhe Reims, pretendentët e vetëm të Ligue 2.
Nesër në mbrëmje, programi do të përfundojë me Strasbourg kundër Monacos. Ja rezultatet:
E martë, 3 shkurt
Reims – Le Mans 3-0
Marseille – Rennes 3-0
E mërkurë, 4 shkurt
Lyon – Laval 2-0
Lorient – Paris FC 2-0
Nice – Montpellier 3-2
Toulouse – Amiens 1-0
Troyes – Lens 2-4