Izraeli synon të ndërtojë një aeroport ndërkombëtar në lindje të Rripit të Gazës
Qeveria izraelite do të diskutojë më 8 shkurt një projekt për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar shtesë pranë qytetit Sekelak, i cili ndodhet në shkretëtirën Negev, disa dhjetëra kilometra në lindje të kufirit me Rripin e Gazës.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit lëshoi një deklaratë në lidhje me këtë.
“Me udhëzimet e Kryeministrit Benjamin Netanyahu, një projektvendim mbi vendndodhjen e një aeroporti ndërkombëtar shtesë në Negev, në Sekelaq, do t’i paraqitet qeverisë për miratim këtë të diel”, thuhet në deklaratë.
Zyra tha se vendimi u mor pas diskutimeve midis kryeministrit dhe ministres së Transportit Miri Regev dhe zyrtarëve të lartë nga ministritë e Financave, Transportit dhe Mbrojtjes.
Përveç kësaj, zyra e kryeministrit e quajti krijimin e një aeroporti ndërkombëtar shtesë një “domosdoshmëri kombëtare”, duke e justifikuar këtë veprim me rritjen e vazhdueshme të numrit të fluturimeve për në dhe nga Izraeli.
© BalkanWeb