Zbulohet misteri i vendndodhjes së Cristiano Ronaldo, lojtari rikthehet në stërvitje me Al Nassr
5 Shkurt 2026
8:35
Telesport
Misteri i vendondodhjes së Cristiano Ronaldo ka mbaruar. Ylli portugez është rikthyer në stërvitje me Al Nassr pas protestave pas nënshkrimit të Karim Benzema për rivalët Al Hilal.
CR7 ishte i pakënaqur me dështimin për të nënshkruar ish-shokun e tij të skuadrës së Real Madrid dhe theksoi se rivalët e Al Hilal patën një merkato më të suksesshme se Al Nassr. Madje rivalët sollën disa lojtarë në merkaton e janarit.
Sipas Ronaldo, Al-Nassr nuk gëzon të njëjtën mbështetje financiare si klubet e kontrolluara nga fondi sovran i pasurisë PIF (Al-Hilal, Al-Ahli dhe Al-Ittihad), duke deklaruar se ekipi i tij “nuk ka fuqinë politike të Al-Hilal”.
Pavarësisht kësaj, Ronaldo reagoi me zemërim, duke refuzuar të dilte në fushë të hënën kundër Al Riyadh dhe të stërvitej të nesërmen.
Megjithatë, dy ditë para ndeshjes kundër Al-Ittihad, CR7 është rikthyer në stërvitje nën drejtimin e Jorge Jesus. Vetë lojtari e njoftoi lajmin në një postim në kanalet e tij zyrtare. Asnjë frazë tërheqëse, vetëm dy zemra të verdha dhe blu, që përfaqësojnë Al-Nassr.
Skenarë të ndryshëm janë spekuluar ditët e fundit, përfshirë Cristiano Ronaldo në Portugali. Faktet sugjerojnë se ai ka mbetur në Arabinë Saudite. Ende nuk dihet nëse do të luajë në ndeshjen e ardhshme të ligës, por nesër do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të.