Bistrica përmbyt Çukën/ Sarandë, banorët pësuan dëme në shtëpi, stalla e toka bujqësore
schedule13:30 – 22 Nëntor, 2025
Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe Sarandën duke shkaktuar çarjen e argjinaturës së lumit të Bistricës. Si pasojë është përmbytur fshati Çuke.
Sipas të dhënave paraprake dhjetëra shtëpi janë nën ujë, e po ashtu edhe toka buqësore,stalla e magazine
Dëmet më të mëdha janë në bagëtitë e imta dhe pularite, ku rezultojnë me qindra krer të mbytura.
“Kati i parë komplet , atje te garazhdi kam shumë gjëra , kur te iki uji të shohim ca ka aty janë të gjitha të lagura.”
“Po na ngordhin lopët , jonxh makineritë po na ngordhin të tëra ….
Nuk kërkoj ore të na mbani ju me bukë neve ….”
“Akoma është stalla nën uni ca dp bejm asgje s bëjmë dot po s’iku uji…”
Emergjencat Civile ndodhen në terren për të monitoruar nga afër situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të shpëtuar çfarë të munden nga gjëja e gjallë që ka mbetur në stallat e mbushura me uji.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu tha se do të ngrihen cadra për strehim emergjent të 25 familjeve shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar. Edhe Bashkia e Sarandës po shpërndan ndihma për familjet e prekura./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
