“Më ka kërcënuar burri i tezes”/ E braktisi kur ishte vetëm 10 vjeç, Andersoni kërkon nënën: Ka ndërruar 10 partnerë pas babit tim! Çfarë më tha në takimin e parë
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” po të trajtohet historia e një djali, i cili prej vitesh përballet me një plagë të thellë familjare dhe emocionale. Ai ka jetuar në Shqipëri me babanë e tij, duke u përpjekur të ndërtojë jetën i vetëm, me punë dhe sakrifica. Në vitin 2015, nëna e tij u largua drejt Greqisë për të punuar, fillimisht e përcjellë nga bashkëshorti.
Që prej asaj kohe, marrëdhënia mes prindërve u shkatërrua, ndërsa djali mbeti i painformuar për të vërtetën. Me kalimin e viteve, ai mësoi se nëna e tij kishte krijuar disa lidhje të tjera, ishte ndarë dhe rilidhur disa herë, duke e lënë familjen në pasiguri dhe dhimbje. Së fundmi, vetëm pak javë më parë, ai zbuloi se nëna e tij ishte ndarë përfundimisht nga babai, ndërkohë që ishte përfshirë në një tjetër lidhje. Motrat e saj janë bërë pjesë e kësaj historie, duke e mbrojtur dhe duke e larguar atë nga djali i saj, i cili sot nuk ka asnjë kontakt me të ëmën.
Në një lidhje live me autoren dhe moderatoren e emisionit, Evis Ahmeti, Andersoni ka rrëfyer se nëna tashmë ka ndërprerë çdo marrëdhënie me të, madje ka braktisur edhe bashkëjetuesin me të cili jetonte prej rreth 7 vitesh.
“Kam pasur një fëmijëri problematike në lidhje me marrëdhënien mes prindërve. Nënën po e kërkoj jo për interes dhe para, sepse i kam, e dua sepse e kam nënë. Nuk është turp të kërkosh nënën. Mamaja kur ka ardhur në Greqi është martuar me dikë. Dje na mori në telefon burri i tezes sime që na ka kërcënuar isha bashkë me bashkëjetuesin e mamasë time, të cilin e la njëlloj siç bëri me tim atë. Ajo ka pasur 10 burra deri tani, është turp t’i numërosh.
Në 2021 erdha në Greqi, që në Shqipëri i kam dalë për zoti vetes që 10-vjecc.
Kur takova mamanë time, thash se do të jetonim bashkë. Por ajo nuk donte të jetonte me mua apo të gjente një punë tjetër, donte vetëm të jetonte me zonjën që i shërbente dhe merrte paratë në xhep.
Tani ajo ka ndërprerë marrëdhëniet me mua, babanë dhe bashkëjetuesin, me të cilin kishte 7 vite”, tha ai.
© BalkanWeb