Zyrtarizohet marrëveshja me sulmuesin, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Bayern
FC Bayern Munich ka njoftuar zgjatjen e kontratës së Serge Gnabry deri në verën e vitit 2028. Vendimi është publikuar së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Dëshira e sulmuesit për të qëndruar në Mynih ka përshpejtuar tratativat për finalizimin e marrëveshjes së re, teksa në fjalët e tij, Gnabry nuk fshehu dot lumturinë.
“Kur mbërrita këtu nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja për dhjetë vite. Të aktivizohesh për një klub të madh si Bayern-i nuk është aspak e lehtë. Për mua është krenari që jam pjesë e kësaj skuadre”- tha ai pas firmës.
© BalkanWeb