Largimi i Asllanit, flet trajneri i Torinos: Ja si qëndron e vërteta
Kristjan Asllani u largua nga Torino pa lënë gjurmë, edhe pse pritej shumë nga mesfushori i kombëtares tonë. Për Asllanin ka folur së fundmi trajneri i ekipit nga Torino, Marco Baroni.
“Nga ana profesionale, Asllani ishte një lojtar shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Ai nuk ka gabuar asgjë me ne, përkundrazi, është paraqitur shumë mirë.
Sa herë ka hyrë në fushë, ka bërë mirë. Por kishte disa karakteristika që nuk na përshtateshin ne në këtë moment, donim një lojtar me karakteristika të tjera.
Dhe kështu zgjodhëm që të investonim më shumë te Ikhan, që për ne është një lojtar i prespektivës”- tha Baroni. Kujtojmë që Asllani kaloi te Besiktas, me klubin turk që gjeti akordin me Interin për të huazuar lojtarin deri në fund të sezonit aktual.
© BalkanWeb