Auron Tare: Muzeu Historik Kombëtar i Republikës, përtej fasadës
Nga Auron Tare
Dje, ripostova një shkrim te një vit më parë per një aktivitet të organizuar nga Muzeu Kombëtar mbi ate qe njihet si “Masakra e 4 Shkurtit”. Komentet, si nga ndjekësit ashtu edhe nga persona të panjohur, ishin të shumta. Është normale që një ngjarje e tillë, ende e pasqaruar përfundimisht, të ketë këndvështrime të ndryshme.
Por, ndër shumë komente, më bëri përshtypje një koment i një zotërie, emrin e të cilit, për arsye etike, nuk po e bëj publik. Eshtë drejtues i një institucioni kulturor. E njoh prej kohësh dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se është dashakeqës.
Mesazhi që më shkroi ishte tejet i mprehtë dhe jashtëzakonisht shqetësues, pasi si drejtues që e njeh situatën nga brënda, nxirrte në pah degradimin dhe rënien e institucioneve tona kombëtare të trashëgimisë kulturore.
Ajo që ai shkruan është shumë serioze dhe i takon Ministrisë së Kulturës të sqaroje publikun. Por duke njohur personin, si edhe nga bisedat me gazetarë që ndjekin fushën e kulturës, mendoj se këto shqetësime janë shumë pranë të vërtetës. E ne se po fakti që Muzeu Kombëtar i Republikës, gjatë këtyre 12 viteve, është administruar nga vetëm dy ministre të Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe znj. Elva Margariti, e bën të thjeshtë shkuarjen deri në fund të së vërtetës. Sqarimi nëse Muzeu Kombëtar i Republikës ka përfunduar në një depo hedhurinash ku cdo maskara mund te fuse duart ne pasurine kombetare apo nëse është në lartësinë që duhet të ketë një institucion i kujtesës historike të këtij vendi.
Më poshtë:
“I nderuar Auron… ish Muzeu Kombetar ( paste rahmet) qe nga viti 2017 nuk ka pas asnje historian, arkeolog apo aq me pak menaxher te mire.. ka pat drejtues nje njeri pa diplome qe ne rastin me te mire ka qene diplomuar per gjuhe Angleze… pra kishte diplome per Anglisht…i cili pasi u perpoq te perdhunonte punonjeset me rradhe ne ate institucion ( provuar me akuza gjyqesore keto qe po them .. ) (por ministrja e kohes nuk i vinte re keto detaje te vogla.) I komanduar per 5 vjet rresht.
Mbasi tentoi te perdhunonte nje njeri te afert te Kiços se …………. u desh tentativa per vajzen e Irakliut qe ta largonin,por perseri pa zhurme…etj..etj.. Me pas jane ndruar rreth 5 drejtore te tjere deri sa u mbyll. Por asnje njeri gjate gjithe kesaj kohe nuk ka pyetur .. more c fare po behet me pasurine tone kombetare..( aq me pak auditet apo KLSH e famshme.) Si psh kodiket e famshem.. ikonat… veshjet tradicionale Shqiptare te qendisura me fije ari si dhe zbukuruar me vareset me monedha ari e argjendi origjinale te kohes.. si xhubleta e famshme apo veshja e femrave te dropullit…kelcyres..e jugut ne pergjithesi.. etj.
Asnje nuk flet per dhjetra kuintale bronx..ar..dhe argjend te veprave te instaluara ne te… te rikujtoj ketu figuren e partizanit te panjohur.. apo te Enver Hoxhes ne lartesi rreth 4m te lare me ar.. me lipsanet apo eshtrat origjinale te Shen Gjon Vladimirit te Shijonit..te zhdukura nga muzeu para se te mbyllej. (Dhe e kane pranuar zyrtarisht kjo eshte cmenduria.) ….te cilat jane lakmuar per vite nga te gjithe kishat ortodokse..koleksionistet..grupet kriminale.. etj.. Pitafi i Gllavenices..e plot e plot materiale pa fund., te cilat me sa duket derisa nuk po zihen ne goje.. kjo heshtje me ben te mendoj se… jane perdorur per skrap ose do dalin ne ndonje shtepi te ndonje personazhi te apasionuari pas tyre..
Nga krahu tjeter..Ti mire kerkon qe te behet shkence historike etj.. ..ok.. por kush ta beje…? Kepucaret dhe marangozet dhe xhenriket…? (Me gjithe rrespektin per profesionet e tyre..guri i rrende ne vend te vet).
Sepse keta kane mare postet drejtuese te kultures.. ne vazhdimesi te kesaj me lejo te sfidoj kedo qe do komentoj me pas me nje fjali..
A me gjen dot nje njeri sot, me diplomë në Histori… Arkeologji… Muzeologji ose Restaurim.. ne ministrine e kultures..? Kaq e thjeshte per te kuptuar c fare dua te them ..klm.
Dhe kur shoferi i FSHZH merr shume here me teper page dhe rroge se sa dekani i fakultetit.. apo studiuesit shkencor me diplome apo doktorature te mbrojtur jashte ne clindo drejtim..mos prit gje serioze dhe pozitive ne drejtim te shkences.. fatkeqsisht.. klm.”
© BalkanWeb