Dialogu për Ukrainën/ Këshilltari i Macron udhëton në Moskë, takohet me Yuri Ushakov në përgatitje të bisedimeve
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar këshilltarin e tij diplomatik Emmanuel Bonne në Moskë për t’u takuar me homologun e tij rus për t’u përgatitur për rifillimin e dialogut.
Këshilltari i kreut të shtetit francez, sipas mediave ndërkombëtare është takuar me Yuri Ushakov, këshilltarin e presidentit rus.
Megjithatë udhëtimi në Moskë, të cilin as Pallati i Elize dhe as Kremlini nuk donin ta konfirmonin apo edhe ta mohonin, është i pari i këtij lloji që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës katër vjet më parë.
Dhe duhet të jetë një nga fazat e fundit para një bisede të mundshme telefonike midis dy udhëheqësve. Më herët vetë presidenti francez kishte deklaruar se rifillimi i dialogut me Putinin “po përgatitet në një nivel teknik” pa sqarime të mëtejshme.
© BalkanWeb