Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran
Kabineti izraelit i sigurisë është mbledhur në një seancë urgjente përpara bisedimeve të planifikuara midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi sot një zyrtar izraelit.
Faqja e internetit e lajmeve ynet raportoi se takimi, i cili fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën, është shtyrë.
Sipas burimeve iraniane, bisedimet me SHBA-në do të zhvillohen nesër në kryeqytetin e Omanit, Muscat.
Teherani tha se po planifikon të kufizojë bisedimet për programin e tij bërthamor, ndërsa Uashingtoni dëshiron të vendosë në axhendë programin e raketave të Iranit, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e tij për grupet e armatosura anti-izraelite si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët.
Sipas qeverise izraelite bisedimet SHBA-Iran mund të dështojnë.
“Ynet” raportoi shqetësimet izraelite se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje të kufizuar mbi kufizimin e programit bërthamor të Iranit.
© BalkanWeb