Liverpool ndryshon strategji, piketon mbrojtësin e djathtë në Serie A me kosto zero
5 Shkurt 2026
19:29
Telesport
Jo vetëm Juventus, por edhe Liverpool është vënë pas mbrojtësit të djathtë të Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe do të largohet si lojtar i lirë nga verdhekuqtë, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e mundshëm.
“Caught Offside” zbulon se mbrojtësi 28-vjeçar i Romës, shihet si një përforcim ideal për krahun e djathtë të Liverpool-it, ku performancat e Jeremie Frimpong dhe Conor Bradley nuk kanë bindur plotësisht.
Në 135 ndeshje zyrtare me Romën, Zeki Çelik ka luajtur 135 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 9 asiste. Gjithashtu ka luajtur edhe 58 ndeshje me Turqinë, ku ka shënuar edhe 3 gola.