Nga kërcënimet për luftë te bisedimet, delegacionet nga SHBA dhe Irani takohen sot në Oman për negociata
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë do të fillojnë bisedime ballë për ballë në Oman sot, pas disa javësh kërcënimesh për veprime ushtarake nga Donald Trump.
SHBA-të po dërgojnë të dërguarin e tyre për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff , në samitin e Muscatit, ku ai do të takohet me ministrin e jashtëm të Teheranit, Abbas Araqchi.
Kjo vjen në mes të një forcimi të vazhdueshëm të forcave detare amerikane pranë Iranit, të cilin zoti Trump e ka përshkruar si një “armadë”.
Ai ka kërcënuar vazhdimisht të ndërmarrë veprime ushtarake që kur regjimi iranian nisi një shtypje të përgjakshme kundër protestuesve që dolën në rrugët e qyteteve anembanë vendit muajin e kaluar.
Ndërsa retorika e tij është ftohur disi nga kulmi i saj bombastik, Shtëpia e Bardhë ka pohuar se presidenti mbetet i gatshëm të heqë dorë nga diplomacia.
Sekretarja e tij e shtypit, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve të enjten: “Ndërsa këto negociata po zhvillohen, do t’i kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë mundësi në dispozicion, përveç diplomacisë si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës.”
© BalkanWeb