Frikë nga dopingu, e dashura e Vinicius: Edhe nëse përdor një pomadë intime, duhet ta pyes atë
6 Shkurt 2026
9:33
Alfred Lleshi
Çifti mes influencueses braziliane Virginia Fonseca dhe yllit të Real Madridit, Vinicius, është ndër më të komentuarit në botën e futbollit, pasi fama dhe dukshmëria e të dyve, ndryshe nga zakonisht, kur përfshihen futbollistë, është shumë e ngjashme.
Mjafton të mendosh se numri i ndjekësve në Instagram është pothuajse i njëjtë: 54 milionë për Virginia, 58 milionë për sulmuesin. Është një histori e nisur vitin e kaluar, menjëherë pas ndarjes së Virginia nga këngëtari Zé Felipe, me të cilin ka pasur tre fëmijë.
Së fundi, partnerja e Vinicius shpjegoi një aspekt shumë të veçantë të marrëdhënies me sulmuesin e Realit. Diçka që me gjasë merret parasysh edhe nga çifte të tjera, sidomos kur niveli sportiv i njërit është aq i lartë sa të krijojë frikë nga pasojat katastrofike të marrëdhënieve intime.
Rreziku maksimal në këto raste është dalja pozitiv në një test antidoping, që mund të ndodhë në mënyrë të pavullnetshme, pasi përmirësimi i performancës sportive nuk ka aspak lidhje. Në fakt, transmetimi i substancave të përfshira në listën e ndaluar nga WADA është i mundur përmes lëngjeve trupore. Mjaftojnë gjurmë shumë të vogla në trup për të rezultuar pozitiv dhe, si pasojë, për t’u pezulluar.
Është e panevojshme të thuhet se një skenar i tillë do të ishte apokaliptik për Vinicius apo për çdo kampion tjetër të këtij niveli. Ja pse duhen masat paraprake, madje më saktë detyrimet, për të cilat Virginia foli me një gazetar brazilian: “Nëse shkoj te gjinekologu dhe kam nevojë të përdor një pomadë, duhet të konsultohem me fizioterapistin e tij, sepse mund t’i shkaktoj pozitivitet në doping.
Kur ma shpjegoi, fillova të dridhesha, – shtoi vajza, pothuajse moshatare me Vinicius (26 vjeçe ajo, 25 ai), mendova: O Zot, a është e mundur që kam përdorur diçka që nuk duhej? Betohem se fillova të dridhesha. Tani, çdo gjë që më shkon në mendje ta përdor, duhet t’ua dërgoj fizioterapistëve të tij. Kështu është. Edhe për të dalë për darkë është me rrezik, ai nuk ha jashtë. Hamë në shtëpi”.
Virginia Fonseca shpjegoi se ka qenë vetë Vinicius ai që i ka kërkuar këtë kujdes: “Çdo gjë që po mendon të përdorësh, duhet të më njoftosh paraprakisht, sepse mund të shkaktojë doping. Për shembull, një krem intim, një pomadë, çdo gjë që mund të bjerë në kontakt me mua, mund të shkaktojë doping.
Dhe nëse ndodh, unë mbetem jashtë fushës. Tani, çdo gjë që po mendoj të përdor, duhet t’ia them. Jam shumë e lumtur me të, përpiqem të bëj gjithçka që të funksionojë. Është një marrëdhënie kërkuese, duhet të kesh orar për gjithçka dhe të ndjekësh gjithçka në mënyrë perfekte”.