Reshje të dendura shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura
Reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit.
Sipas raportimeve të gazetares Klodjana Haxhiaj, problemi vihet re sidomos në zonën përreth stadiumit dhe në disa kryqëzime, ku prezenca e ujit po vështirëson qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet lokale këshillojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura, duke u përpjekur të shmangin rrugët ku grumbullohet uji.
© BalkanWeb