Njëri mashtroi se do t’i shiste një automjet, tjetri se do t’i gjente punë në Slloveni, dy persona shpallen në kërkim
Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me veprën penale të mashtrimit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit D. S., duke e mashtruar se do t’i siguronte punësim në Slloveni.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materiale shtesë në Prokurori, për shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në muajin gusht 2025, dyshohet se i ka marrë shtetasit A. T., një shumë parash, duke e mashtruar se do t’i shiste një automjet. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim më datë 02.02.2026, për të njëjtën vepër penale.
© BalkanWeb