Dita e pestë e protestës, banorët e Rrilës kundër ndërtimit të resortit, ndërhyjnë në kantier dhe nxjerrin punonjësit nga makineritë: Të hënën…
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll, në Velipojë, kanë protestuar sërish sot në kundërshtim të ndërtimit të resortit liksoz.
Ata kanë bllokuar sërish këtë të premte punimet në zonën ku është planifikuar ndërtimi i një resorti turistik.
Protestuesit kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në kantier, duke nxjerrë punonjësit nga makineritë e rënda, ndërsa situata ka sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.
Prej disa orësh, punimet janë ndërprerë dhe punonjësit kanë zbritur nga fadromat, ndërsa banorët janë shprehur të vendosur për të bllokuar çdo ditë punimet në të njëjtën formë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata u kanë bërë thirrje edhe bashkëfshatarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave.
Kjo shënon ditën e pestë të protestës së banorëve të Baks-Rrjoll. Një ditë më parë, ata kanë protestuar pranë SPAK, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve lidhur me çështjen. Ndërkohë, banorët kanë paralajmëruar se të hënën, në orën 09:00, do të zhvillojnë një tjetër protestë pranë Prokurorisë së Shkodrës.
© BalkanWeb