Viktima e parë nga gripi i shpendëve/ Banori i Uashingtonit u diagnostikua me varianitn H5N5
schedule19:12 – 22 Nëntor, 2025
Personi që u diagnostikua me varianin H5N5 të Gripit të Shpendëve duke u bërë i pari pacient i diagnostikuar me këtë version në mbarë botën ka ndërruar jetë.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet shëndetësore të Ëashingtonit që theksuan se viktima ishte një i moshuar me një sërë sëmundjesh të tjera bashkëshoqëruese.
I moshuari u infektua pasi mbante në oborr një tufë shpendësh shtëpiak, megjithatë autoritetet nuk zbuluan identitetin e tij për të respektuar pavarësinë e familjes së tij.
Megjithëse ekzistojnë disa variante të gripit të shpendëve, rreth 70 rastet e raportuara tek njerëzit në Shtetet e Bashkuara përgjatë vitit të fundit ishin të variantit H5NB. Ky variant ishte identifikuar më parë tek kafshët por kurrë tek njerëzit.
Departamenti i Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara theksoi se rreziku për përhapjen e tij mbetet i ulët ndërsa deri më tani nuk ka prova për transmetimin e tij nga njeriu tek njeriu.
Gripi i shpendëve, i njohur edhe si gripi aviar, ka qarkulluar prej dekadash tek shpendët, por vitet e fundit është shfaqur gjithnjë e më shpesh edhe tek gjitarët. Në mars të vitit 2024, Departamenti Amerikan i Bujqësisë njoftoi se një tjetër variant i gripit të shpendëve, që kishte prekur miliona shpendë në SHBA, ishte zbuluar në disa gjitarë.
Që nga ajo kohë, janë regjistruar të paktën 70 raste të konfirmuara tek njerëzit të këtij varianti në Shtetet e Bashkuara sipas asaj që thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shumica e infeksioneve kanë qenë të lehta, me simptoma si skuqje të syve dhe temperaturë, megjithatë disa raste kanë shfaqur simptoma më të rënda. Në janar u konfirmua edhe vdekja e parë nga gripi i shpendëve tek një pacient tjetër i moshuar me probleme shëndetësore.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!