Euroleaue: Fenerbahce triumfon në Paris dhe nis shkëputjen, garë e fortë për zonën play off
7 Shkurt 2026
8:52
Telesport
Kampionët në fuqi të Fenerbahce mbajnë frenat e renditjes së Euroleague edhe pas ndeshjeve të raundit të 27-të. Turqit fituan 92-90 ndaj Paris Basketball jashtë fushe, duke korrur fitoren e 19-të sezonale (kanë edhe 7 humbje).
Në vendin e dytë ndodhen tri skuadra me nga 17 fitore: Olympiacos, Valencia Basket dhe Barcelona. Të trija këto skuadra fituan në ndeshjet e radhës: Grekët mundën 109-77 Virtus Bologna, ndërsa spanjollët triumfuan respektivisht ndaj Hapoel Tel Aviv dhe Baskonia Gasteiz.
Në zonën play off qëndron Real Madrid, në vendin e gjashtë, pavarësisht humbjes 93-85 ndaj Dubai Basketball. Fitore në sekondat e fundit arritën jashtë fushe Armani Milano dhe Maccabi Tel Aviv, por ende janë jashtë zonës play out.
Euroleague-Raundi i 27-të
Dubai Basketball – Real Madrid, 93-85
Hapoel Tel Aviv – Valencia Basket, 99-104
Partizan Beograd – Panathinaikos, 78-62
Bayern Munich – Monaco, 91-82
Paris Basketball – Fenerbahce, 90-92
Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 92-82
Villeurbanne – Armani Milano, 76-77
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 82-83
Olympiacos – Virtus Bologna, 109-77
Baskonia Gasteiz – Barcelona, 91-97