Ku po shkojnë 14 milionë euro? Aksi Shupenzë-Ura e Topojanit-Maqellarë plot gropa, firma “Alko-Impex” nuk ndërhyn
Ndonëse është pjesë e aksit kombëtar Skuraj-Peshkopi, segmenti Shupenzë – Ura e Topojanit – Maqellarë është tërësisht i amortizuar.
Me gropa të thella në të gjithë gjatësinë e saj, kjo është e vetmja rrugë që lidh zonën me Rrugën e Arbrit, ndërsa kompania “Alko-Impex” me administrator Arbër Abazin nuk merr asnjë masë për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e saj.
Të indinjuar, drejtuesit e mjeteve shprehen se taksat që ata paguajnë nuk kthehen në investime për zonën, duke shtuar se gropat dhe çarjet që ka pësuar rruga janë burim aksidenti.
Ky segment është në kontratën B të mirëmbajtjes së rrugëve të Rajonit Qendër-Verilindje, kontratë e cila ka një fond prej 14 milionë eurosh.
© BalkanWeb