“Rama nuk ikën me lule por me shkelma, mos i ndaloni protestuesit”, Berisha i përgjigjet qytetarit: Nuk vijmë në pushtet më dhunë, jemi Parti Demokratike
Kreu i PD Sali Berisha po mban një komunikim online me qytetarët.
I pyetur nga njëri prej tyre se përse protestat e PD nuk janë më të dhunshme, Berisha u shpreh se kjo parti nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por vetëm me votat e shqiptarëve.
“Rama nuk meriton lule kurrë, meriton e do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend për krimet që ka kryer. Po i qendrojmë parimit të kryengritjes paqësore, sepse nuk vijmë në pushtet me dhunë. Jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votat e shqiptarëve. Është rrugë më e vështirë por na bën fitimtarë”, tha ai.
© BalkanWeb