Detajet/ Mbërriti pa shenja jete në spital, dyshohet se 4-vjeçari pësoi reaksion nga mjalti
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një i mitur përfundoi pa shenja jetë në spital.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ku dyshohet se ka pësuar reaksion pas konsumimit të mjaltit. Familja e 4-vjeçarit jeton në Palasë, por i mituri nuk është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe u dërgua me makinë private nga të afërmit në Spitalin Rajonal Vlorë.
Policia bën të ditur se 4-vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete dhe nga këqyra paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Pavarësisht dyshimeve të ngritura, priten ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
© BalkanWeb